UBT

Shaqiri e do Scudetton me Interin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, ka bërë të ditur se objektivi i tij afatgjatë me skuadrën nga Milano, është titulli i kampionit në Serie A. Shaqiri iu bashkua “Nerazzurrëve” gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munich. Dhe, tashmë ka caktuar objektivin e tij.

“Objektivi afatgjatë është titulli i kampionit”, deklaroi Shaqiri gjatë një intervistë për “SonntagsBlick”. “Kam lexuar se edhe kur erdhi Lothar Matthaus më 1988, Inter nuk kishte fituar për një kohë të gjatë, por ia doli më 1989. E marr si një shembull të mirë”, u shpreh ai.

Shumë oferta, e zgjodhi Interin

Shaqiri ka treguar se kohëve të fundit kishte marrë disa oferta, por që në fund kishte vendosur t’i bashkohej Interit, pasi besonte më së shumti në projektin e klubit nga Serie A.

“Kisha shumë opsione dhe oferta mjaft të majme. Kam biseduar në telefon me trajnerët, të cilët m’i kanë shpjeguar idetë e tyre. Mirëpo, kam dëgjuar se Interi kishte bërë më shumë për mua. E ndieja brenda se Interi do të ishte zgjedhja e duhur, sepse jo vetëm klubi, por edhe shumë njerëz të tjerë dëshironin që unë të vija këtu”, vijoi 23 vjeçari, i cili ka mbetur i impresionuar me pritjen që ia bënë tifozët e Interit, me të mbërritur në Itali.

Uji Dea

“Ishte një gjë e çmendur, kam mbetur i goditur nga të gjithë tifozët. Nuk kam pritur kurrë më shumë në një aeroport. Ishte një situatë mjaft delikate për sigurimin, por ishte gjithçka e bukur”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran.

Në Inter për një periudhë afatgjate

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Marco Fassone, ka bërë të ditur se përforcimi i ri, Xherdan Shaqiri, do të mbetet në klub për një kohë të gjatë. Ylli kosovar iu bashkua “Nerazzurrëve”, më herët gjatë kësaj jave nga Bayern Munich. Dhe, duket se e ardhmja e tij do të jetë në “Giuseppe Meazza”.

“Kemi kaluar një javë me shumë angazhime, duke realizuar marrëveshje të rëndësishme si Podolski e Shaqiri. Kjo do të thotë se kemi bërë punë në periudhë afatgjate”, u shpreh ai për “Sky Sport”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.