Fundamenti

Shaqiri duhet të ketë kujdes me daljet e tij natën!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri duhet të ketë kujdes nga ‘spiunimi’ i Pep Guardiolës. Ditëve të fundit kanë dalë në pah disa informacione interesante, ku e përditshmja spanjolle ‘El Confidencial’ zbuloi se trajneri spanjoll i kishte spiunuar futbollistët e tij, mbi të gjitha Ronaldinhon, Decon, Eto’on dhe Piquen, në kohën kur e udhëhiqte Barcelonën.

Synim i trajnerit spanjoll ishte që yjet e ekipit të tij të kenë një jetë normale, pa dalë shumë nëpër klube të natës dhe duke u koncentruar në paraqitjet e tyre në fushë. Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut i ‘spiunonte’ lojtarët përmes disa njerëzve, që i vëzhgonin me kujdes lëvizjet e lojtarëve të lartpërmendur.

Uji Dea

Dhe, të njëjtën strategji, Guardiola mund ta përdorë edhe te gjiganti bavarez, prandaj magazina zvicerane Blick.ch e këshillon mesfushorin kosovar që të ketë kujdes me daljet e tij, të cilat mund të vëzhgohen nga trajneri spanjoll.

Edhe pse 21 vjeçari pasi ka mbërri në Gjermani i ka rralluar daljet natën, duke iu përkushtuar 100 për qind futbollit. Madje, përfaqësuesi zviceran ditë më parë kishte thënë se ka pjesë të Munichut, të cilat nuk i ka parë ende me sytë e tij.