Mobi Casa

Shaqiri, dirigjent në fitoren e radhës të Bajernit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në ndeshjen testuese që FC Bayern zhvilloi të martën kundër skuadrës kineze Beiing Gouan, Shaqiri ka qenë regjisor i lojës në fushë. Ky rol ishte pjesë e tetimit që atij i ka bërë trajneri Heynckes.

Ndeshjen bajerasit e kanë fituar me rezultatin 6:0. Në pjesën e parë të ndeshjes, Xherdanit i ka takuar roli i udhëheqjes së repartit ofensiv. Ai ka qenë asist në golin e parë, në minutën e shtatë, të cilin e ka shënuar Gomez.

Eco Higjiena

Në pjesën e dytë, konkurrenti i tij, Robben mbeti në kabine ndërsa Shaqiri mori rolin e tij. Edhe në këtë rol ai ishte i rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare ndonëse nuk shënoi dhe as asistoi ndonjë gol.

Megjithatë, goli i gjashtë i Byernit që u shënua në minutën 80 ishte edhe rezultat i angazhimit të Shaqirit. “Shaqiri e joshi lojtarin e skuadrës kundërshtare në krahun e majtë, ndërsa topin e tij e mori Gomez, sulmuesi i kombëtares gjermane dhe me kokë kurorëzoi rezultatin në 6 me 0”, shkruan në faqen e internetit të klubit FC Bayern.