Shaqiri, 14 minuta

Bayern Munchen ka shënuar fitore në fushën e Kolnit me rezultat 2:0. Mesfushori kosovar i Bayernit dhe Përfaqësueses së Zvicrës, është aktivizuar në 14-minutat e fundit të ndeshjes duke e zëvendësuar holandezin Arjen Robben
Në anën tjetër, për Kolnin as në këtë takim nuk u aktivizua mbrojtësi nga Kosova i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Bayerni i prinë renditjes së Bundsligës pas xhiros së gjashtë me 14 pikë kurse Kolni, zë vendin e 13-të me gjashtë pikë.