Uji Dea

“Shaqa katër asiste” dhe një gol – Bayerni në finale të Kupës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bayern Munich ka arritur edhe një sukses në këtë sezon. Disa ditë pasi u shpallën edhe matematikisht kampion të Bundesligas gjermane, bavarezët me fitoren prej 6:1 kundër Wolfsburg, kanë siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Epërsinë e parë “Rekordmesiter” e krijuan në minutën e 17-të të ndeshjes me anë të sulmuesit kroat, Mario Mandzukiq, i cili morri një pasim të saktë nga Arjen Robben, që paraprakisht u shërbye nga ana e mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

“Shaqa” ishte protagonist edhe në golin e dytë të Bayrnit, pasi që në një solo aksion të organizuar në minutën e 35-të, pasoi për mrekulli në drejtim të holandezit, Robben, të cilit i mbeti vetëm të dërgoi topin në rrjetë.

Edhe në vazhdim të ndeshjes ekipi nga Munichu kërkoi golin e tretë, por kur pritej të përfundonte pjesa e parë me dy gola epërsi për ekipin e Shaqirit, lojtarët e Wolsgurgut zvogëluan epërsinë e “të kuqve” pas një kundërsulmi të shpejtë me anë të mesfushorit brazilian, Diego, i cili mposhti portierin, Manuel Neuren, me anë të një goditje të fuqishme.

Me sa duket kjo ishte nata e Shaqirit, pasi që qysh në minutat e parë të pjesës së dytë, bavarezët i solli sërish në epërsi prej dy golash. Pas një goditje precize nga rreth 18 metra, “Shaqa”, shënoi golin e tretë për Bayernin në minutën e 51-të.

Fundamenti

Gjithashtu edhe në golin e katërt të shënuar në minutën e 80-të nga Gomez, Shaqiri ndonëse ishte në pozitë për të shënuar golin e dytë personal, ai nuk u tregua egoist dhe shërbeu sulmuesin gjerman, i cili shënoi edhe golin e pestë për bavarezët, dy minuta pas atij të parit. Me kaq nuk u ndal Gomez, pasi që shënoi golin e tretë personal, përkatësisht të gjashtin për bavarezët, në minutën e 86-të.

Megjithëse te dyja ekipet në vazhdim të ndeshjes kërkuan të shënonin edhe ndonjë gol, ballafaqimi përfundoi me rezultatin të cilin e vendosi Gomez, 6:1 në dobi të bavarezëve.

Ndërsa të besuarit e trajnerit, Jupp Heynckes rivalin e tyre të finales do ta mësojnë tek nesër, pasi që në gjysmëfinalen tjetër të “DFB Cup” do të takohen VfB Stuttgart dhe Freiburg.

Kujtojmë se ‘Shaqa’ me shokë të premten e kaluar ka mësuar edhe kundërshtarin e gjysmëfinales së Champions League, ku pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, është bërë e ditur se Bayerni do të takohet me gjigantin spanjoll, Barcelonën.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.