FITORJA

Shantazhohen të sëmurët nga zemra

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pacientët kosovarë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës janë në hall të madh me sistemin shëndetësor publik. Nëse atyre u rekomandohet të ekzaminohen me korenaorografi (teknologji kjo që zbulon ngushtimin e arterieve), duhet të presin me javë të tëra derisa të rregullohet aparati, i cili më shumë rri i prishur se sa në gjendje të rregullt.

Edhe pse në Qendrën Klinike Universitare thonë se defektet janë të natyrshme, mjekët që i takojnë taborit opozitar hedhin dyshime se vonesat e servisimit çojnë në “shantazh”, këtë për faktin se në klinikat private kurrë nuk prishet aparati.

Ndryshe, ka tri javë që në repartin e Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk është kryer asnjë koronarografi për shkak të prishjes apo harxhimit të gypit katodik të aparatit koronarografik, i cili as të enjten deri në orët e pasdites nuk është rregulluar.

E ndërkaq ekspertët shëndetësorë vonesën e riparimit të këtij aparati e shohin si neglizhencë nga ana e menaxhmentit të QKUK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Hidromorava

Sami Gjoka, shef i repartit të Kardiologjisë Invazive, ka deklaruar për gazetën “Zëri”, se me kohë janë njoftuar të gjitha instancat për prishjen e gypit, por që sipas tij, ka tri javë që akoma nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Ne kemi bërë apel çdo ditë, kam njoftuar edhe instancat më të larta duke filluar nga drejtori i klinikës, drejtorin ekzekutiv, Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha këto instanca i kanë marrë hapat e duhur dhe të shohim tash se çfarë do të bëhet”, ka treguar Gjoka, i cili shtoi se gjatë këtyre tri javëve nuk është kryer asnjë koronarografi.

“Ka tri javë që asnjë pacient nuk ka mundur të bëjë koronarografi dhe është një numër prej 50 pacientëve të cilët janë në listë të pritjes të riparimit të kësaj aparature dhe nëse rregullohet javën e ardhshme nuk besoj se do të ketë listë të pritjes”, tregoi tutje Gjoka…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.