RCCOLA

Shantazhet e PDK-së

/ 1 minutë lexim

Kërkesa e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, për dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, dhe më pas mbledhja e kryesisë së PDK-së për këtë çështje, nga analistët politikë, por edhe nga opozita parlamentare, konsiderohet më shumë si presion ndaj Aleancës Kosova e Re sesa si kërkesë për dorëheqje.

Ata konsiderojnë se është duke u luajtur lojë e ashpër mes anëtarëve të kabinetit qeveritarë, mes anëtarëve të koalicionit si dhe brendapërbrenda vetë partive dhe si kryeministri Thaçi po saboton dhe po shantazhon anëtarët e kabinetit të tij, shkruan “Zëri”.

Uji Dea

Presioni ndaj AKR-së është në funksion të një koalicioni më të fortë, nëse jo për ta hequr atë komplet nga koalicioni, atëherë për ta dobësuar rolin e saj. Kështu konsiderojnë analistët dhe shoqëria civile.