Eko Higjiena

Shani S. dënohet me burg të përjetshëm për vrasje të shumëfishtë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kosovari, Shani S., i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të kryer më 15 gusht të vitit 2011 në Pfäffikon të Cyrihut është dënuar sot nga Gjykata e Qarku në Pfäffikon me burg të përjetshëm. Vepra penale, vrasje e rëndë, me të cilën e ngarkonte atë aktakuza u dëshmua nga trupi gjykues si e plotësuar, pasi që ai kishte vrarë bashkëshorten dhe një grua tjetër (shefen e entit social).

Në procesin e përfunduar në mëngjesin e sotëm, është konstatuar, ashtu siç ka pleduar edhe psikiatri në ekspertizën e tij, se Shani S. ka qenë plotësisht i përgjegjshëm për krimin e bërë kështu që atij nuk i është caktuar fare terapi psikiatrike, transmeton Albinfo.

Siç është shkruar tashmë, Shaniu, sot o vjeçar, më 15 gusht 2011 e ka qëlluar me revole të shoqen në mes të rrugës. Me atë rast ai ka treguar gjakftohtësi të jashtëzakonshme, ka thënë gjyqtarja. “Ka pritur deri sa të ndahej nga një shoqe, e ka kapur për krahu dhe e ka qëlluar tri herë në kokë pa thënë shumë fjalë”, e ka përshkruar krimin ajo.

Trupi gjykues po ashtu nuk e ka besuar rrëfimin e dorasit për një zënkë që ai e ka përshkruar të ketë ndodhur atë ditë në mes tij dhe tashmë të ndjerës, shkruan Tages anzeiger.ch. “Ka disa dëshmitarë që e kanë vëzhguar rrjedhën e ngjarjes” ka thënë ajo. Shaniu e ka vrarë po ashtu me gjakftohtësi edhe shefen e entit social. Ai nuk e ka qëlluar nga largësia por së pari e kishte thirrur atë. “Ai dëshironte të sigurohej se mund ta vriste me një të qëlluar në kokë”.

Mobi Casa

Për këto arsye, fajësia e dorasit peshin jashtëzakonisht rëndë, ka thënë gjyqtarja. Ndërsa në lidhje me motivin e vrasjeve ajo ka thënë se në të dyja rastet kemi të bëmë e akte hakmarrjeje, pasi që gruaja donte të ndahej nga ai. Nga ana tjetër shefja e entit social po e përkrahte gruan në këtë synim të saj. Arsyeja e kërkesës së saj për ndarje ishte terrorizimi që Shaniu u bënte në vazhdimësi asaj dhe gjashtë fëmijëve të tij. Sipas gjyqtares, familja kishte jetuar me vite me frikë dhe kjo frikë ishte konkretizuar më 15 korrik kur ai e kishte sulmuar të shoqen me gërshërë.

Pas kësaj, Shaniu ka bërë përgatitjet për të kryer vrasjen. Ai ka shkuar në Kosovë ku ka siguruar një revole, ndërsa më 8 gusht është kthyer në Zvicër. Më 9 gusht ai është marrë në pyetje nga policia për sulmin ndaj gruas. Pyetjes direkte të policit se a kishte planifikuar të vriste bashkëshorten ai i shte përgjigjur: “Jo, por nëse ajo më shkakton probleme, do të mendoj edhe për këtë”. Kjo, sipas gjyqtares tregon se qëllimi i vrasjes ndodhej tashmë në kokën e tij.

Prejardhja e tij kulturore, duke qenë nga Kosova, nuk e zvogëlon masën e dënimit. Sipas gjyqtares, “Shaniu kishte 25 vjet që jetonte në Zvicër kështu që i njihte rregullat dhe zakonet e këtushme, sipas të cilave, veç tjerash, sjellja që kishte ai ndaj familjes nuk pranohej në asnjë mënyrë”.

Prokuroria është shprehur e kënaqur me masën e dënimit të shqiptuar ndërsa avokati i Shani S. ka paralajmëruar se gjithsesi do të ushtrojë të drejtën e ankesës.