UBT

Shamitë në Kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vendimi i kryeministrit në largim, Hashim Thaçi për të lejuar bartjen e shamive nëpër shkolla do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë do ta bëjë brenda pak ditësh presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Fundamenti

Shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ 06/2014, i cili ndalonte bartjen e shamisë në shkolla, ka vënë në lëvizje edhe presidencën e Kosovës.

Nënshkrimi i ministrit të Arsimit Ramë Buja, i vendosur të premten me 16 maj, në fund të këtij udhëzimi, argumenton se ky udhëzim është shfuqizuar dhe i jep hapësirë bartjes së shamisë në shkolla, që nga dita e premte 23 maj.