KKVITI

Shala tregon pikën e kthesës në raportet Kosovë – SHBA

/ 2 minuta lexim
HW

Gazetari dhe aktivisti politik Blerim Shala ka vlerësuar se raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës hynë në një fazë vendimtare në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90, duke u shndërruar më pas në një përkrahje të fuqishme dhe të qëndrueshme për çështjen e Kosovës.

Në podcastin PIKË, Shala ka thënë se në atë periudhë edhe Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Jusuf Zejnullahu, u rreshtua me atë që ai e quajti “Alternativa kosovare”, e cila gëzonte autoritet moral te qytetarët.

Sipas Shalës, ftesa në Washington dhe kontaktet e drejtpërdrejta me institucionet amerikane përbënin një “boost” të madh politik për Kosovën, ku rol kyç luajti edhe lobi shqiptaro-amerikan. Ai kujtoi pritjen e jashtëzakonshme në Washington dhe dëshminë në Senat, ku përballë delegacionit serb të udhëhequr nga Dobrica Qosiq, Kosova u përfaqësua nga Ibrahim Rugova dhe një delegacion prej rreth 15–16 vetash.

United Hospital

“Kjo ka qenë një pikë kthese në raportet mes nesh dhe Amerikës. Prej aty fillon një përkrahje e madhe për Kosovën, e pakrahasueshme në SHBA, sepse dy krahët e politikës amerikane nuk janë përplasur kurrë për Kosovën, por kanë garuar se kush po ofron më shumë mbështetje”, u shpreh Shala.

Ai theksoi se reagimi më i fuqishëm i lobit shqiptar dhe i politikës amerikane erdhi pas 5 korrikut 1990, kur Serbia mbylli institucionet e Kosovës dhe e shpalli de jure okupimin. Shala përmendi vizitën e Delegacionit të Shtatë Senatorëve amerikanë, të kryesuar nga Bob Dole dhe Alfonse D’Amato, në Prishtinë, pavarësisht situatës së tensionuar dhe mungesës së sigurisë.

Sipas tij, mesazhi i senatorit D’Amato për të mos u futur në luftë dhe për të pritur momentin e duhur ishte një porosi e rëndësishme dhe vizionare për udhëheqjen dhe shoqërinë kosovare, duke dëshmuar se përkrahja amerikane për Kosovën ishte e menduar dhe strategjike, dhe jo e rastësishme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.