Shala shënon fitore

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Herolind Shala ka vazhduar shkëlqimin me skuadrën e tij Odd Grenland. Ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë për bashkëlojtarët në fitoren e vështirë kundër Bodo Glimitit 4:3.
Shala ka shënuar gol në minutën e 35-te të ndeshjes, për ti dhënë epërsinë e parë ekipit të tij prej 2:1, ndërsa ka asistuar në golin e parë dhe të fundit të skuadrës së tij kur u bë rezultat 4:3.
Me këtë fitore Bodo Glimt është duke shkuar drejt ruajtjes së vendit të dytë, pasi që përcjellësi Rosenborg, nuk është duke kaluar formë të mirë, ndërsa titullin vetëm se e ka hipotekuar Molde. Shala ka shënuar tetë gola në këtë kampionat.