UBT

Shala: Ramushi po kërkon shumë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala theksoi të enjten se Ramush Haradinaj e ka një vrull për t’u kthyer në politikë dhe për ta vazhduar mandatin qeverisës, të cilit, fatkeqësisht, i ishte ndërprerë mandati. Për ndërprerjen e mandati të tij, sipas tij, nuk kanë faj as Hashim Thaçi, as Isa Mustafa, as Nexhat Daci.

Shala në një intervistë për “Epokën e Re”, deklaroi se askush nuk mund të pretendojë që me automatizëm ka të drejtë ta vazhdojë mandatin sepse në asnjë shtet nuk ndodh një gjë e tillë.

“Ramush Haradinaj e ka një vrull për t’u kthyer në politikë dhe për ta vazhduar mandatin qeverisës, të cilit, fatkeqësisht, i ishte ndërprerë mandati. Për ndërprerjen e mandati të tij nuk kanë faj as Hashim Thaçi, as Isa Mustafa, as Nexhat Daci. Mandatin ia ka ndërprerë Tribunali i Hagës. Askush nuk mund të pretendojë që me automatizëm ka të drejtë ta vazhdojë mandati sepse në asnjë shtet nuk ndodh një gjë e tillë. Si duket Thaçi dhe Haradinaj kanë zhvilluar bisedime të krijojnë një koalicion. Nevoja për koalicion nuk mbështetet në dashurinë e madhe që kanë në mes vete Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj por, si duket, për një koalicion të tillë janë të interesuar ndërkombëtarët në mënyrë që të forcohet ky koalicion për shkak të proceseve nëpër të cilat do të kalojë Kosova, në veçanti në raport me dialogun politik me Serbinë”, thekson Shala.

“Nuk dyshoj në vullnetin e Haradinajt për të punuar, por është duke kërkuar shumë. Rrethanat aktuale nuk janë që Haradinaj t’i vë kushte Hashim Thaçit, i cili është njeriu më i votuar në Kosovë dhe se partia e tij ka më së shumti vota”, ka thënë Shala.

ARKATANA

Drejtori i KMDLNJ-së, po ashtu ka folur edhe për rastin Kleçka. Ai kërkoi që rigjykimi i të akuzuarave në rastin “Kleçka”, në të cilin është i përfshirë edhe Fatmir Limaj, të jetë fer, transparent dhe jodiskriminues.

Shala ka thënë se dyshon se rasti “Kleçka” ka diçka më shumë sesa për ta çuar drejtësinë në vend. Sipas Shalës, prokurori Maurizo Salustro është komprometuar disa herë dhe se e ka fiksion t’i mbajë në shënjestër figurat e caktuara publike.

Drejtori ekzekutiv i KMLDNJ-së ka thënë se vazhdimisht është tentuar të dëmtohet reputacioni i Fatmir Limajt, por nuk ka folur në emra të përveçëm. Në këtë intervistë Shala ka folur edhe për rastin “Kiçina”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.