ARKATANA

Shala po planifikon largimin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sulmuesi Herolind Shala po vazhdon të shkëlqejë te skuadra norvegjeze Odd. Ai të enjten mbrëma shënoi dy gola për Oddin që fitoi 5:2 në gjysmëfinale të Kupës së Norvegjisë, kundër Sarpsborgut.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Shala, ka shënuar 11 gola për Oddin këtë edicion, por është në fund të karrierës te kjo skuadër. Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

Ka kontratë me Oddin vetëm deri në fund të nëntorit. 22-vjeçari synon të kalojë në Spanjë apo Itali.

Uji Dea

“Jam falënderues për vitet e kaluara tek Oddi, por ka ardhur koha që të vazhdoj ecjen para në karrierë. Që të përparoj ende duhet të kaloj diku tjetër, me gjasë jashtë Norvegjisë. Të shohim se çka do të ndodhë në muajt e ardhshëm”, ka thënë Shala, përcjellin mediumet norvegjeze të premten.

Shala kohë më parë zgjodhi të luajë për Shqipërinë, ndërsa ka thënë se nga Norvegjia nuk ka marrë ndonjë sinjal.

“Unë ndjehem më shumë shqiptar, pasi të dy prindërit i kam nga atje dhe ne flasim shqip në shtëpi. Por unë kam lindur dhe jam rritur në Norvegji, prandaj ndjehem edhe norvegjez gjithashtu”, ka thënë Shala.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.