ARKATANA

Shala paralajmëron: Nga korriku, çmimet mund të rriten deri 25-35%

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka paralajmëruar se rritja e çmimeve në Kosovë mund të shkojë deri 35%.Kjo si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës.

“Kjo rritje e çmimit të rrymës do të reflektojë po ashtu në inflacion direkt zinxhiror sidomos te produktet bazike dhe në këtë aspekt është goxha problematike t’i thuhet prodhuesit vendor që e përdor energjinë si burim të mos i rrisë çmimet dhe pritet që nga qershori, eventualisht korriku çmimet e shumë produkteve të rriten nga 25-35 për qind, pikërisht për shkak të tarifës së padrejtë të rrymës”, ka deklaruar ai.

FIDANISHTJA

Për të gjitha ngritjet e çmimit të energjisë elektrike në vend, Ferat Shala fajëson qeverinë, që thotë se e kontrollon këtë sektor.

“Të gjitha kanë buruar dhe burojnë nga ministria e zhvillimit ekonomik, gjegjësisht nga kryeministria. Sektorin energjetik askush tjetër nuk e kontrollon përveç kabinetit të ngushtë të kryeministrit Kurti dhe të tjerat janë krejtësisht janë leva, mekanizma apo dorë e zgjatur e këtij trupi”, ka thënë Shala për Gazeta Blic.