ARKATANA

Shala: Ndërkombëtarët po thonë se jemi sa afër, aq larg marrëveshjes me Serbinë

/ 1 minutë lexim
HW

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një marrëveshje për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do t’i zgjidhte të gjitha problemet ekzistuese mes dy vendeve.
Shala, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka vlerësuar se “një hap i vogël na ndan prej marrëveshjes”.

Ai gjithashtu ka kujtuar një vlerësim të diplomatëve perëndimorë për situatën. “Jeni shumë afër, por jeni shumë larg njëkohësisht”, ka treguar Shala të ketë dëgjuar nga ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se qëndrimi përfundimtar i Serbisë vazhdon t’i lërë gjërat në mjegull.

HW

“S’e dimë qëndrimin final të Serbisë. E dimë qëndrimin e Uashingtonit, e të Parisit, e të Londrës”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, “nuk ka datë konkrete apo periudhë konkrete kur mund të bëhet një marrëveshje”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.