GRANDEMALL

Shala: Me PDK-në s’do të bënim koalicion edhe sikur të ishim partia e fundit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, mohon çdo mundësi që partia e tij të hyjë në një koalicion me PDK-në. Ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë koalicionit me partinë e Hashim Thaçit.

Zërat për krijimin e një koalicioni të gjerë janë shtuar në kohën kur pritet të mbahet seanca konstituive e përcaktuar tashmë për 12 shtator. Madje, ditëve të fundit ka pasur edhe përfolje se LDK-ja është e gatshme të bëhet sërish bashkë me PDK-në, nëse dy partnerët e koalicionit AAK dhe Nisma nuk pranojnë që Mustafa ta udhëheq qeverinë.

Por, këta zëra i ka demantuar anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala. Në një deklaratë për “Botapress”, deputeti Shala mohon çdo mundësi që dy partitë e mëdha të hyjnë në një koalicion.

Ai nuk e di se prej nga e kanë “prejardhjen” spekulimet e tilla, por thotë se koalicioni PDK-LDK i takon së kaluarës. “Nuk e di se kush po spekulon, por nuk do të ndodh as koalicioni me PDK-në e as nuk do të prishet marrëveshja e bllokut”, tha Shala.

Hidromorava

Sipas tij, LDK-ja tashmë është e vendosur se qoftë si partia e parë, e dytë apo edhe e fundit që të mos bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në. Kjo për faktin, se për LDK-në partia e drejtuar nga Thaçi nuk është partner kredibil, dhe si rezultat i kësaj LDK ka ndërtuar partneritet me subjektet tjera me të cilat do të ndërtoj institucionet dhe do të punoj së bashku në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se tashmë ekziston një koalicion i shumicës bashkë me partnerët dhe të gjithë liderët politik të këtyre partive po punojnë deri në fund që të formohen institucionet e vendit.

“Institucionet në demokracinë parlamentare formohen me vullnetin politik të shumicës. Ne e kemi atë shumicë dhe këtë do ta provojmë edhe në seancën e ardhshme të Kuvendit”, tha Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.