FITORJA

Shala i PSD-së: Albin Kurti është aristokrat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala ka deklaruar se për kryeministrin Albin Kurti nuk ka rëndësi shpenzimi i madh i buxhetit, por kush e bënë atë.

Shala thotë se për Kurtin, 30 milionëshi i shpenzuar për derivate të naftës nga Qeveria e tij nuk është shumë e madhe.

“Për Kurtin dhe Qeverinë e tij nuk ka rëndësi shpenzimi i madh i buxhetit, rëndësi ka kush e bën. Nëse e bëjnë të tjerët (ruralët) është keq. Nëse e bën Kurti, është në rregull, sepse e meriton për shkak të përkatësisë klasore. Pra, 30 milionëshi i shpenzuar, në sytë e Kurtit nuk është shumë”, thotë Shala.

Shala nga PSD-ja e ka quajtur Kurtin aristokrat, duke thënë se ai me ekipin e tij që të jetojnë mirë duhet qytetarët të paguajnë.

FITORJA

“Qytetarët duhet të paguajnë që kryeministri jonë aristokrat me ekipin e tij të jetojnë mirë. Ky është fashizëm urban. Si rrjedhojë e kësaj qasje fashiste, Qeveria do të shpenzojë edhe më shumë në akomodime të zyrtarëve të saj, sepse arsyetimi është tipik moralist nga perspektiva e një “aristokrati” me komplekse siç është Kurti: ne e meritojmë”, thotë Shala për Front Online.

Shala thotë se Vetëvendosja gjatë kohës sa ishte në opozitë tek shumë qytetarët e ka krijuar bindjen që sjellja e qeveritarëve duhet të jetë varfanjake.

“Lëvizja VETËVENDOSJE, gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka përdorur narracion zhvlerësues ndaj çdo norme e rregulli shtetëror, duke demonizuar madje edhe protokollet e shtetit që janë të pa shmangshme. Glorifikimi i varfërisë që kjo forcë politike e ka bërë, te shumë qytetarë e ka krijuar bindjen që edhe sjelljet e qeveritarëve duhet të jenë sjellje varfanjaku”, thotë Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.