Mobi Casa

Shala do të largohet nga Oddi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sulmuesi kosovar Herolind Shala ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me skuadrën norvegjeze, Odd. Ai i ka thënë trajnerit të kësaj skuadre Dag-Eilev Fagermo se e ka ndërmend ta vazhdojë karrierën jashtë Norvegjisë.

“Lindi më tha se nuk është i interesuar të nënshkruajë kontratë të re me Oddin. Ai dëshiron të luajë në një klub jashtë Norvegjisë dhe disa menaxherë po punojnë që t’ia gjejnë një skuadër. Ai ka oferta edhe nga disa klube në Norvegji”, ka thënë trajneri Fagermo të martën për “aftenposten.no”.

Mobi Casa

Shala 22-vjeçar me skuadrën elitare të Norvegjisë ka kontratë deri në fund të këtij viti.

Shala është ftuar nga kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjen e parë eliminatore të kampionatit evropian kundër Portugalisë.
©KOHA.net