Shala: Dështuan Marty e Del Ponte

Drejtori ekzekutiv i KMDLNj’së Behxhet Shala ka vlerësuar se raporti i prokurorit Clint Williamson ka shumë lëshime në aspektin profesional.
Sipas Shalës, ky raport vë në pah shumë paqartësi, sidomos për periudhën kohore në të cilën do të ngritën aktakuzat e paralajmëruara për krime lufte.
Ai ka thënë për Epoka e Re se është e pakuptimte që prokurori Williamson fillimisht ka deklaruar se nuk kanë gjetur argumente për trafikim të organeve, në anën tjetër hedh supozime për diçka të tillë.
Shala ka deklaruar se mosmbyllja e kësaj çështje është bërë për tija ruajtur fytyrën Dick Martyt dhe Carla Del Pontes. Në këtë kontekst Shala ka thënë se Marty e Ponte kanë dështuar për sa i përket çështjes së trafikimit të organeve.