Eko Higjiena

Shakira pranon Kosovën dhe lobon për pranimin në UEFA dhe FIFA

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në sajtin e “RTS” në internet, u shfaq një lajm, i cili ka tronditur komunitetin serb: Këngëtarja Shakira, trajneri dhe menaxheri i Manchester United Alex Ferguson, futbollistët e Barcelonës Pique dhe Xavi, kan dhënë nënshkrimin e tyre në fanelë, në përkrahjen të kërkesës: “Pranoni Kosovën në FIFA dhe UEFA”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për serbët, fanelën vetë në duart e tij e mbante Presidenti i FIFA – Sepp Blater! Ky lajm i tmerrshëm për serbët ngriti në Internet pakënaqësitë duke u kërcënuar për hakmarrje ndaj Barcelonës dhe United posa të ndodhen në Beograd, shkruajn mediat në Serbi.

Në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë “ në Cyrih reporterët e radio televizionit te Serbisë informojnë se ka ndodhur një incident i paprecedent anti-serb. I pari u paraqit lojtari i Barcelonës Xavi duke nënshkruar fanelën në të cilën shkruan : “Pranojeni Kosovën në FIFA dhe UEFA,” dhe pastaj kamerat kanë shënuar një moment kur këmishat janë nënshkruar publikisht nga këngëtarja Shakira, mandej Alex Ferguson që është menaxher

ARKATANA

i ekipit të futbollit Manchester United.

Për t’i qetësuar vizitorët e vet portali i RTS, iu ka ofruar lexuesve të vet një shpjegim legjendar: gjoja se Xavi, Sir Alex dhe Shakira nuk e kanë ditur fare se çfarë përmban shkrimi në fanelë dhe edhe më shumë interesant e vëjnë në pikpytje se nëse e dinte Presidenti FIFA-s se çfarë mbanin në duart e tyre.

Në fund të këtij lajmi tragjik për serbët, portali i Tijanicit, sic e quajnë në Serbi transmeton: “Përndryshe që nga shpallja e pavarësisë Kosova është duke u përpjekur që të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, por këto organizata dis aherë refuzuan kërkesën me arsyetimin se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Statuti i këtyre dy organizatave thotë portali Tijanicit se anëtarë mund të jenë vetëm vendet që janë anëtare të OKB-së”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.