Mobi Casa

Shaip Surdulli: Interesi ynë i përbashkët është zhvillimi i Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Interesi ynë i përbashkët është zhvillimi i Kamenicës për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë pa dallim, bashkëpunimi i ngushtë me bizneset lokale dhe krijimi i mundësive për investitorë vendas apo të jashtëm, duke ofruar të gjitha resurset natyrore dhe institucionale ka thënë Shaip Surdulli.

Postimi i plotë i Shaip Surdullit

Qytetarë të dashur të Kamenicës,
Marrëveshja politike e arritur mbrëmë, ka qenë në koordinim me strukturat e tri subjekteve politike LDK, AKR dhe PDK dega në Kamenicë.

Uji Dea

Kryetarit të Degës z. Emin Krasniqi, ish kandidatit z. Kujtim Gashi dhe strukturave të degës së PDK-së në Kamenicë, i falënderoj për mbështetjen dhe i inkurajoj që të punojmë së bashku me njerëz të mirë dhe profesional duke i shërbyer qytetarit me ndershmëri dhe dinjitet.

Interesi ynë i përbashkët është zhvillimi i Kamenicës për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë pa dallim, bashkëpunimi i ngushtë me bizneset lokale dhe krijimi i mundësive për investitorë vendas apo të jashtëm, duke ofruar të gjitha resurset natyrore dhe institucionale.

Faleminderit ju qytetarë për vlerësimin e drejtë që po e bëni, duke u rreshtuar nga njerëzit që kanë punuar, punojnë dhe do të punojnë për vendin tonë të përhershëm, Kamenicën ka shkruar Shaip Surdulli./rajonipress/