Shaip Surdulli falënderon LDK dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve
Kamenicë – Pas nominimit tim nga ana e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidat të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit 2017, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për besimin e dhënë dhe mbështetjen tuaj. Të nderuar qytetarë, ju ftoj që në zgjedhjet nacionale të mbështetni ofertën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa me kandidatin për Kryeministër, Avdullah Hoti dhe ekipin e shpresës me njerëz të ndershëm, profesional që besojnë në Zot, familje dhe vlera ka shkruar Shaip Surdulli.
Duke mbështetur ofertën tonë, ju hapni dyert e mundësive për një Kosovë shtet të së drejtës, dijes, zhvillimit, duke garantuar të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Faleminderit!
I juaji,
Shaip Surdulli #73
#LDK


