Fundamenti

Shaip Surdulli: E përkrahi LDK-në, jo Isën e Fatmirin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shaip Surdulli thotë se do të përkrahë LDK’në, por jo Isa Mustafën apo Fatmir Sejdiun. Ai thotë se askush s’ia ka kërkuar dorëheqjen për humbjen që ka pësuar në garën për Kryetar të Kamenicës. Ish-kryetari i kësaj komune nuk komenton as humbjen e Isa Mustafës në Prishtinë.

Ish-Kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli ka thënë se nuk pozicionohet as për Isa Mustafës dhe as kundër Fatmir Sejdiut.

Ai ka thënë se e përkrahë vetëm LDK’në dhe jo individët.

“Unë e përkrahi LDK’në, nuk i përkrahi individët”, ka thënë Surdulli, për Express, të enjten.

Shaip Surdulli ka humbur garën për Kryetar të Kamenicës në raundin e dytë përballë Begzat Sinanit të PDK’së.

Pavarësisht humbjes, Surdulli thotë se Isa Mustafa nuk ia ka kërkuar dorëheqjen.

“Jo nuk më ka kërkuar dorëheqjen Isa Mustafa. As që është bërë fjalë kjo temë bile”, ka treguar Surdulli.

Pas rezultatit të zgjedhjeve, ai ka thënë se kanë mbetur t’i bëjnë disa analiza se pse humbën dhe pastaj të dalin me qëndrime.

FIDANISHTJA

“Është fituar sa ka pasur mundësi. Është një fitore më e shtuar e LDK’së në përgjithësi në Kosovë”, ka vlerësuar ai.

Por, Surdulli nuk dëshiron të thotë asnjë fjalë për humbjen e Liderit në Kryeqytet.

“Unë s’kisha dashur të flasë për humbjen në Prishtinë”, ka shtuar ai.

Por për humbjen e Isa Mustafës në Prishtinë ka folur Fatmir Sejdiu, Kryetar Nderi i LDK’së.

Ai ka thënë se Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje prej Kryetarit të LDK’së. Në këtë formë, Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin në krye të Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Shaip Surdulli nuk dëshiron të përfshihet në debatin për rikthimin e mundshëm të Sejduit në krye të LDK’së.

“Nuk di, varët prej të ardhmes. Nuk mund të parashikoj a mund të kthehet apo jo në krye të LDK’së, Fatmir Sejdiu”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.