ARKATANA

Shaip Kamberi synon të bëhet deputet edhe për një mandat në Parlamentin e Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar se do të kandidojë përsëri për mandatin e radhës.

Kamberi – i cili ka qenë i zëshëm për të drejtat e shqiptarëve në Serbi – ka falënderuar partinë e tij për besimin që ia kanë dhënë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Pos partisë, Kamberi falënderoi të gjithë ata që e përkrahin. Gjithahtu Kamberi njoftoi se beteja politike dhe parlamentari për drejtësi dhe barazi do të vazhdojë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Kamberit:

KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI !

Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi.

FITORJA

Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.

Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.

Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.

Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim.

Vazhdojmë bashkë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.