Shahiqi: Vetëm Pacolli mund të vendos për shkarkimin tim
Gjilan – Nënkryetari degës së AKR-së në Gjilan mbetet nënkryetar deklaron Kujtim Shahiqi pas takimit me përfaqësuesit e AKR-së nga qendra. Të hënën do të rishqyrtohet vendimi i marrë pasiqë presidenti Behgjet Pacolli është jashtë vendit. Deri atëherë ngrihet vendimi i marr nga kryesia e degës thuhet në reagimin e nënkryetarit të degës në Gjilan, Kujtim Shahiqi.
Pas deklaratës së dhënë në media se kryesia e degës në Gjilan shkarkoi nga posti i nënkryetarit Kujtim Shahiqi ky i fundit ka dhënë një prononcim.
Kujtim Shahiqi thotë se nuk lejohen klanet në AKR.
Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesit nga qendra është konstatuar se ka mjaft parregullsi në procedurat e zhvilluara nga vet kryesia dhe kryetari idegës .Sipas statutit të AKR-së Kryesia e degës Neni.16. paragrafi .7. thotë: Mandati i kryesisë dhe organeve të tjera të Degës është me kohëzgjatje prej tri vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.
Veton për shkarkim të anëtarëve e merr vet presidenti i partisë në këtë rast Behgjet Pacolli.
Në konventën zgjedhore të AKR-së ku kanë qen të pranishëm 194 delegat nga nëndegët e AKR-së është zgjedhur kryetari i degës dhe kryesia e degës duke përfshirë nënkryetarët sekretari dhe kryesia.
Kryetarja e Forumit të Gruas, Ymrane Shahiqi është zgjedhur në konventën e gruas të mbajtur në Hotel “Kristal” në prani të më shumë se 300 grave dhe 184 delegateve që e kanë votuar si kryetare të F.G.
Ky forum ka 50 % të anetaresise në AKR-ë në Gjilan Ai që zgjidhet me vota si produkt i konventave të mbajtura në mënyrë legjitime shkarkohet vetëm me thirjen e konventës dhe delegatëve të pranishëm.
Unë kam qenë kandidati i dytë për kryetar të degës dhe në një “marrëveshje gjentllëmenësh“ kam hjek dorë nga kandidatura që në zgjedhjet për kryetarë të kemi vetëm një kandidat.
Arsyeja e heqjes dorë nga kandidatura ishte dëshira e madhe e kryetarit të tanishëm Ismet Hajdini për tu bë kryetar.
Siç thash edhe më parë pas takimit që kishim me përfaqësuesit nga qendra jemi marr vesh që të hënën do të rishqyrtohet vendimi i marrë pasiqë presidenti Behgjet Pacolli është jashtë vendit. Deri atëherë ngrihet vendimi i marr nga kryesia e degës thuhet në reagimin e nënkryetarit të degës në Gjilan, Kujtim Shahiqi./rajonipress/


