UBT

Shahiqi në krye të Forumit të Gruas, Hyseni në atë të Rinisë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në dy kuvendet e ndara atë të Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë në kuadër të degës së AAK-së, është rizgjedhur Ajtene Shahiqi në Forumin e Gruas dhe Arbion Hyseni në Forumin e Rinisë. Ahmet Isufi i ka vlerësuar pozitivisht të dy përcaktimet e elektoratit.

Zgjedhjet e brendshme në degën e AAK-së në Gjilan kanë vazhduar me një dinamikë të theksuar dhe tashmë dihen edhe emrat e dy mekanizmave që funksionojnë brenda Gruas dhe Rinisë.

Në Kuvendin e Forumit të Gruas ku ka marrë pjesë edhe Ahmet Isufi e Donika Kada Bujupi është theksuar roli dhe kontributi i tyre për të quar përpara vlerat që posedon gruaja kosovare. Madje Donika Kada Bujupi ka kërkuar më shumë angazhim të femrës në politikë. “Femra nuk duhet të mbetet vetëm si dekor, por ajo duhet të luaj edhe rolin e saj aktiv dhe vendimmarrës”.

Edhe Ahmet Isufi kryetar i AAK-së në Gjilan ka thënë se për këto vite gruaja e AAK-së në Gjilan ishte aktive dhe e përkushtuar për të sjellur avancime në shoqërinë gjilanase.

Isufi ka kërkuar që Forumi i Gruas të bëjë një politikë edhe më dinamike në mënyrë që të krijojë një koncept real për qytetin e Gjilanit. “Ne synojmë që të marrim komunat e Anamoravës dhe na duhet një numër i madh i ekspertëve edhe në sektorin e gruas” ka thënë Isufi.

Uji Dea

Në këtë Kuvend kryetare e Aleancës së Gruas është rizgjedhur Ajtene Shahiqi. Ajo ka falënderuar gratë për besimin që i kanë dhënë dhe ka thënë se kësaj radhe e kanë edhe një motiv më shumë për të dinamizuar jetën politike në Gjilan. “Jemi të befasuar me ardhjet e shumta ditëve të fundit edhe nga radhët e femrave. Ka një interesim të shtuar dhe kjo neve na bënë krenar” ka thënë ajo.

Edhe në Kuvendin e Forumit të Rinisë së AAK-së është thënë se rinia zënë një vend domethënës në kuadër të AAK-së.

Ahmet Isufi ka thënë se rinia është motori kryesor i të gjitha ngjarjeve . “Të rinjtë janë pjesë e pandashme e suksesit brenda AAK-së. Ata do ta kenë vendin e merituar dhe do të jenë të përfaqësuar në të gjithë mekanizmat vendimmarrës në AAK” ka thënë Isufi.

Me shumicë votash kryetar i Forumit të rinisë është zgjedhur Arbion Hyseni. Edhe Hyseni ka shprehur gatishmërinë që rinia në kuadër të AAK-së do të angazhohet maksimalisht për të sjellur freski dhe avancim idesh e projektesh konkrete për të mirën e rinisë gjilanase. “Zakonisht pushtetet injorojnë hallet dhe brengat e të rinjve , por ne do të mundohemi që ta thyejmë këtë koncept” është shprehur Hyseni. /rajonipress/