UBT

Shahini: Para një muaji paralajmëruam institucionet kosovare për taksën amerikane – nuk na dëgjuan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në emisionin EURO n’T7 sonte është diskutuar për vendosjen e tarifave amerikane prej 10% për prodhimet kosovare.

Deri më sot, duke u bazuar në një listë preferenciale, mbi 3500 produkte nga Kosova janë eksportuar pa taksa në SHBA.

Derisa produktet kosovare janë eksportuar në SHBA pa taksa, të gjitha produktet amerikane të importuara në Kosovë janë doganuar me taksë 10% që nga 5 shtatori i vitit 1999.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ishte i pari përfaqësues që një muaj më parë kishte kërkuar nga qeveria aktuale që të largohej taksa prej 10% për prodhimet amerikane, kërkesë e cila nuk ishte marrë parasysh nga institucionet vendore.

GRANDEMALL

“Aleanca Kosovare e Bizneseve ka adresuar një kërkesë drejtuar institucioneve të Kosovës dhe opinionit publik më 5 mars që taksa prej 10% ndaj produkteve amerikane të largohet, sepse, në bazë të informatave që kishim nga miqtë tanë në SHBA, administrata Trump po përgatitej që pothuajse të gjitha marrëdhëniet tregtare t’i vendoste në tarifa, duke marrë parasysh shkëmbimet tregtare që kishte me secilin shtet veç e veç. Këtë kërkesë e kemi bërë edhe për faktin se Kosova ka disa marrëveshje me shtetet e tjera për importimin dhe eksportimin e mallrave pa taksa, ndërsa me SHBA-në, të cilën e llogarisim si partner strategjik, nuk kemi një marrëveshje të tillë. Edhe pse deri më tani mbi 3500 produkte kosovare janë eksportuar në SHBA pa taksa, ne u kemi vënë taksa mallrave të tyre,” ka shtuar Shahini.

Tutje, kreu i AKB-së ka thënë se deri më tani vetëm presidentja e vendit e ka kuptuar rëndësinë e heqjes së taksave ndaj produkteve amerikane, ndërsa kërkesat e akterëve politikë për këtë çështje i ka vlerësuar si të mira, por të vonuara.

“Do të ishte veprim shumë i mirë i Kosovës sikur të vepronte dhe të largonte këto taksa për produktet amerikane. Shpresoj shumë që as presidentja dhe as akterët tjerë politikë nuk i kanë bërë këto kërkesa vetëm për çështje mediatike, por që ato të shoqërohen me veprime konkrete,” ka pohuar Shahini.

Për katër vitet e kaluara, eksportet kosovare drejt Amerikës kanë qenë në vlerë prej rreth 420 milionë euro, ndërsa importet rreth 450 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.