UBT

Shahini: Çmimet tavan cenojnë ekonominë e lirë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në një prononcim për “Front Online” është deklaruar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për rikthimin në votim projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan, i cili synon mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve.

Shahini tha se vendosja e çmimeve tavan nuk mund të bëhet përmes vendimeve qeveritare pa ekzistuar një rregullator i pavarur.Sipas tij, ndërhyrje të tilla janë të justifikueshme vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

“Çmimet tavan nuk mund të caktohen nga vendimet qeveritare pa e pasur një rregullator të pavarur në raste të jashtëzakonshme qeveria e ka të drejtë që për disa produkte esenciale të merr vendime të tilla, përderisa është gjendja normale dhe nuk është e jashtëzakonshme është anti Kushtetuese dhe cenon ekonominë e tregut e konkurrencës”, ka thënë ai.

KKVITI

Shahini thotë se çmimet janë në rritje dhe inflacioni mbetet dominant.Ai shtoi se ekonomia e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj zhvillimeve globale.

“Konkurrenca ekonomia e lirë është e garantuar në Kosovë dhe nuk duhet të bie ndeshë me Kushtetutën nëse një propozim i tillë vjen në Kuvend për votim. inflacioni është rreth 6% rritja ekonomike 3.5% krejt kjo tregon që në Kosovë çmimet janë në lëvizje inflacioni në epërsi varfëria mund të shtohet, aktivitet ekonomike mund të kufizohen për shkak të tregjeve globale se Kosova varet nga importet”, deklaroi Shahini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.