RCCOLA

Shahin : Gjilani model i sigurisë dhe bashkëjetesës

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kemajl Shahin ka 12 vite që është në krye të komitetit për komunitete. Për rajonipress Shahin thotë se Gjilani është shembull i bashkëjetesës dhe model i sigurisë në Kosovë. Qemajl Mustafa e vlerëson Shahinin si figurë kontributdhënëse për Gjilanin.

Ka 12 vite që udhëheq një pozitë e cila në shumicën e rasteve nuk i ka dhënë asnjë përfitim material. Nëse flitet për një siguri dhe bashkëjetesë pozitive në Gjilan atëherë adresa ku mund të informoheni për tërë këtë proces është Kemajl Shahin.

Shahin për rajonipress tregon për 12 vitet e kaluara në pozitën e kryetarit të komitetit për komunitete. “Nëse flitet për çështjet e sigurisë dhe të lëvizjes së lirë atëherë Gjilani është model i bashkëjetesës në Kosovë” shprehet Shahin.

“Që nga viti 2001 jam në këtë pozitë dhe nuk marrë pagë, pos që paguhem nga 50 euro për një seancë mujore që mund ta mbajë komiteti. Këtë angazhim e bëjë për të mirën e qytetarëve të Gjilanit dhe të Anamoravës. Mos harroni se çështjet e sigurisë shikohen për gjilpëre nga ndërkombëtaret dhe unë jam munduar që një klimë të paqes e sigurisë ta instalojë në Gjilan” tha Shahin.

Mobi Casa

Shahin tha se mund të thuhet se 100 % në Gjilan ka siguri për të gjitha komunitetet. “Konflikte ndëretnike nuk kemi pasur kaherë, kurse lëvizja për serbët e romët është e mirë. Ata shërbimet i kryejnë pa ndonjë problem në të gjitha institucionet komunale, madje tashmë serbët po kryejnë shërbime edhe në spitalin e Gjilanit”.

Shahin thotë se ka kërkuar nga drejtoria e spitalit të Gjilanit që të hap një konkurs për të pranuar një numër të infermierëve nga radhët e serbëve, turqve dhe romëve. Shahin e pranon faktin e komuniteti serb ka qenë më i favorizuar pas luftës dhe shpesh ka pasur edhe diskriminim qoftë në ndihma apo në punësime nga radhët e komuniteteve.

Sipas Shahinit në Gjilan aktualisht janë të punësuar 30 serb, 4 turq dhe 1 romë. Duke komentuar vjedhjen e kishave dhe dëmtimin e tyre Shahin tha se ai si kryetar i komitetit e gjykon këtë dukuri negative dhe kryesit e veprës nuk janë me rëndësi.”Kushdo që prek në kultet fetare për ne është kriminel dhe kërkojmë masa të ashpra ndaj këtyre kryesve” tha ai.

Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit duke folur për kontributin e Shahinit tha se Kemajl Shahin është figurë kontributdhënës për Komunën e Gjilanit për shumë vite.”Është njeri i qëllimit të mirë dhe ndërmjetësues i mirë në marrëdhëniet ndëretnike”./rajonipress/