GRANDEMALL

Shabani: Vazhdon mbështetja për bizneset e reja dhe gratë ndërmarrëse

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, ka shpall thirrje publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2025.”

Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se për herën e tretë kjo qeverisje po mbështet bizneset me 150 mijë euro, ku dhe është hapur thirrja.

Ai tregoi se për herë të parë Komuna e Gjilanit në vitin 2023 me buxhet vetanak komunal pati lansuar thirrjen publike “Fondin për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe Bizneset e grave”.

“Mbështetja ka vazhduar edhe në vitin 2024 dhe do të vazhdojë edhe sivjet për bizneset e reja dhe gratë ndërmarrëse”, tha Enver Shabani.

Hidromorava

Sipas drejtorit Shabani për dy vjet (2023-2024 janë dhënë 248 mijë euro për bizneset e reja.

“Kjo thirrje ka për qëllim kryesor zhvillimin e ekonomik lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese dhe avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës. Po ashtu, përmes mbështetjes publike dhe krijimit të bizneseve start-up synohet zvogëlimi i papunësisë”, tha drejtori Enver Shabani.

Më tej drejtori për Zhvillim Ekonomik, informon të gjitha bizneset e reja Start-up dhe bizneset ekzistuese në pronësi të grave për mundësin e përfitimit të granteve nga “Fondi për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe bizneseve ekzistuese të grave 2025” të mbështetur nga Komuna e Gjilanit.

Ai tregon se Komuna e Gjilanit, ka përgatitur udhëzuesin për aplikantë, ku dhe është e hapur thirrja për aplikim nga 28 marsi dhe përfundon me 28 prill./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.