Shabani: KQZ e përgatitur me të gjitha materialet e ditës së votimit

Gjilan – Ferid Shabani zyrtar i lartë ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor për Komunën e Gjilanit tha për rajonipress se në Gjilan të dielën pritet të votojnë 94268 votues derisa janë të angazhuar 1100 anëtarë të këshillave të vendvotimeve.
Sipas Ferid Shabanit në Gjilan janë të gatshme dhe në dispozicion 33 qendra votimi me 125 vendvotime. Në Gjilan pritet të votojnë 94268 votues derisa janë të angazhuar 1100 anëtarë të këshillave të vendvotimeve.
Shabani tha se për rajonipress se janë të përgatitur dhe janë të gatshëm që të krijojnë një proces normal meqë i tërë materiali senzitiv ka arritur të shtunën ndërsa prite të shpërndahet të dielën herët në mëngjes.
Shabani tha se në Gjilan garojnë 9 kandidat për kryetar të Gjilanit, derisa janë evidentuar 22 subjekte politike, iniciativa qytetare dhe kandidat të pavarur.
Këtë vit qytetarët e Gjilanit pritet t`i zgjedhin 35 këshilltar komunal.
Ndryshe procesi zgjedhor i ditës së diel pritet të përcillet nga shumë vëzhgues të huaj e vendor, duke përfshirë këtu edhe angazhimin e policisë, të prokurorëve kujdestar etj./rajonipress/