Mobi Casa

Sforza: Bayerni mund të huazojë Shaqirin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Mynih – Ish-futbollisti i Bayern Muenchenit dhe Përfaqësueses së Zvicrës, Ciriaco Sforza, thotë se mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri do ta ketë të vështirë të sigurojë një vend si titullar te Bayerni.

Shaqiri të dielën në sfidën që Bayerni e fitoi ndaj Stuttgartit me rezultatin 6:1, ishte rezervist dhe u aktivizua në lojë nga minuta e 73-të.

Hidromorava

“Kjo nuk nënkupton asgjë të mirë. Papritmas po ecën çdo gjë kundër Shaqirit, kaq shpejt mund të ndërrojnë gjërat në futboll. Nuk do të më befasojë, nëse Bayerni pas vetëm gjysmë viti e huazon, në mënyrë që ai të luajë rregullisht te një skuadër tjetër”, ka thënë Sforza, shkruan “Basler Zeitung” të hënën.