Hidromorava

Sfidë për Komunën e Vitisë mbetet zhvillimi ekonomik

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Në Administratën Komunale të Vitisë nga gjithsej 165 të punësuar 7 janë nga komuniteti serb, komunitet ky që në Komunën e Vitisë nuk përbën as 5 % të popullsisë së përgjithshme. Statistikat demografike të marra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës flasin se në komunën e Vitisë janë 46.987 banorë, prej tyre 46.669 janë shqiptarë ndërsa 113 serbë ka thënë Nexhmedin Arifi.

Në kuadër të Projektit Politikat Lokale në Komunat Multietinike, është mbajtur një tryezë e rrumbullakët në Viti. Gjatë këtij takimi janë prezantuar edhe rezultatet preliminare të analizës së politikave lokale karshi komunitetit jo shumicë në Komunën e Vitisë si dhe hapësirës ligjore në relacionin e nivelit qendror dhe atij lokal.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi tha se prej vitit 2008 kemi një bashkëpunim të mirë me komunitetet dhe sipas mundësive që i kemi mundohemi t`i ndihmojmë ata. “Çështja e punësimit të komuniteteve është e kënaqshme, por pas decentralizimit një pjesë e madhe e komunitetit serb tani ka kaluar në Komunën e Klllokotit. Gjithashtu kemi një zyre të veçantë e cila merret me çështjet e Komuniteteve dhe që adreson problemet me të cilat ballafaqohen komunitetet dhe ne si institucione mundohemi që t`i dalim në ndihmë dhe atë sipas mundësive buxhetore” u shpreh Arifi. Ai shtoi se duke i respektuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, të gjitha shërbimit ndaj qytetarëve kryhen pa asnjë dallim .

Arifi theksoi se sfidë kryesore për komunën e Vitisë si dhe të gjithë qytetarët e saj është zhvillimi ekonomik. Ndërsa gjatë prezantimit të këtyre rezultateve preliminare është thënë se në Komunën e Vitisë nuk ka OJQ të cilat ekskluzivisht merren me të drejtat e komuniteve, janë prezantuar edhe Statistikat demografike të marra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku popullsia e përgjithshme në komunën e Vitisë është 46.987 banorë, 46.669 janë shqiptarë ndërsa 113 serbë .

Gjithashtu në bazë të këtyre rezultate del se në Administratën Komunale të Vitisë nga gjithsej 165 të punësuar 7 janë nga Komuniteti Serb, komunitet ky që në Komunën e Vitisë nuk përbën as 5 % të popullsisë së përgjithshme.

KKVITI

Gjithnjë sipas këtyre rezultateve del se në Viti janë kthyer vullnetarisht 51 persona ku 31 prej tyre janë të komunitetit serb, 18 romë,1 ashkali dhe 1 kroat. Poashtu është thënë se në këtë komunë nuk ka probleme ndëretnike dhe së Policia e Kosovës, dega në Viti patrullon vazhdimisht në vendet ku janë të banuar me komunitetet pakicë.

Ndërsa Zoran Marinkoviç nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim tha se kjo Zyre në Bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian OSBE kanë mbajtur 5 takime në fshatrat e ndryshme të Komunës së Vitisë me komunitetet e ndryshme ku i kanë njoftuar ata lidhur me funksionimin e Komuniteti për Komunitet dhe obligimet e këtij organi.

Ai potencoi se me qëllim të shkëmbimit të përvojave në Komunat Multietnike në bashkëpunim me organizatën bamirëse “Nëna Terezë” do të organizohet një vizitë disa ditore në Vojvodinë të Serbisë ku do të merr pjesë një delegacion nga kjo komunë pasi sipas tij me këtë synohet që të merren shembuj të bashkëpunimit në fushën e komuniteteve multietnike.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Komunës së Vitisë, Shoqërisë Civile, Policisë së Kosovës, Përfaqësues të KFOR-it si dhe Aleksandër Popovë nga Shoqata “Nëna Terezë “ e Vojvodinës.

Takimi që është mbajtur sot është organizuar nga Shoqata bamirëse “Nëna Terezë” si dhe është përkrahur nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Zyra e Kryeministrit konkretisht,nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. /rajonipress/