Fundamenti

Sezoni i alergjive, mjekët: Ka trefishim të rasteve vitet e fundit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sezoni i Alergjisë, ndryshe nga viti i kaluar ka nisur që nga fundi i janarit, me paraqitjen e pacientëve të parë. Mjekja alergologe, Mirela Hitaj thotë se nga viti në vit rastet janë shtuar, ndërsa është zgjatur periudha e sëmundjes.

“Sëmundjet alergjike janë trefishuar dekadën e fundit. Më shumë dominojnë rinokonjuktovitet alergjike që kanë të bëjnë me të teshtitura, bllokim hundësh, kruajtje sysh, dermatite. Ndonjëherë këto shenja të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes zbresin poshtë dhe pacientët na paraqiten me marrje frymë, kollë të thatë të vazhdueshme. Nga viti në vit shohim një agravim edhe të shenjave klinike, por edhe të zgjatjes së periudhës së sëmundjes”, tha mjekja.

Me qarkullimin në vend të virozës stinore, simptomat thuajse janë të njëjta, ndërsa për mjekët dallimi është i qartë.

“Një virozë zakonisht shoqërohet me temperaturë, ndërsa në sëmundjet alergjike, pacientët nuk kanë temperaturë. Zgjatja e simptomave të virozës është e shkurtër, ndërsa për pacientët me alergji, simptomat vazhdojnë për një kohë të gjatë”, sqaroi Hitaj.

Mobi Casa

Zbuloni sekretet natyrale për të luftuar mykun e këmbëve

Mjekja bën thirrje që drejtimi tek mjeku është një parandalim të agravimit të sëmundjes së alergjisë

“Duhet të jetë i ndërgjegjësuar që të vijë te alergologu dhe përveç mjekimit bën edhe imunoterapinë specifike që është një lloj vaksinimi që bëhet për ta bërë sëmundjen më të lehtë”, u shpreh Hitaj.

Ngrohja globale, mbipopullimi dhe lëvizja e automjeteve duke shkaktuar dhe ndotjen e ajrit, janë disa faktorë për llojet e ndryshme të alergjive. Një tjetër faktor është edhe zgjatja e polinozave të pranverës që ndikon në kohëzgjatjen e sëmundjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.