Sevdije Syla e AAK-së falënderon gratë për përkrahje

Gjilan – Sevdije Syla, kandidate për këshilltare komunale nga radhët e AAK-së, ka mbledhur në një takim gratë që e përkrahin kandidaturën e saj drejt asamblesë komunale.
Syla, ka ftuar rreth më shumë se 100 gra, për t`i falënderuar për mbështetjen që ato po i japin asaj në rrugën drejt fitores më 3 nëntor.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, kryetarja e Aleancës së Gruas në Gjilan Ajtene Shahiqi, të cilët tregojnë një mbështetje të jashtëzakonshme për gratë që janë pjesë e listës së AAK-së.
“Prezenca dhe përkrahja juaj me jep nder dhe privilegj. Ju falënderojë për besimin që keni në mua, ndërsa ju premtojë se unë do të jem zëri i juaj, do ti përcjellë të gjitha kërkesat e juaja aty ku duhet adresuar”, ka thënë Sevdije Syla.
Para të pranishmeve ka folur edhe Ajtene Shahiqi, kryetare e AGK-së, e cila ka kërkuar përkrahjen për kandidaten Syla, duke i bërë thirrje grave që të votojnë për gratë, nëse duan që kërkesat e tyre të përcillen në mënyrën e duhur, sidomos nga gratë e listës së AAK-së, që i takojnë profesioneve të ndryshme.
Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në nivel Qendror, ka thënë se ju jeni ato zonja që keni dëshmuar dhe keni treguar se mund të jeni vizionaret dhe ato që krijoni jetën e re, duke pasur parasysh të ardhmen tonë.
Kryetari i ardhshëm i Gjilanit Rexhep Kadriu, ka folur para të pranishmeve për njërin nga objektivat e tij, e që është përfshirja sa më e madhe e femrës në Aleancë dhe ofrimi I hapësirës së merituar.
Ai ka thënë se kjo është dëshmuar me tejkalimin e 30 përqindëshit e paraparë në përfaqësim, përqindje kjo të cilën Aleanca e ka tejkaluar, falë angazhimit të gruas dhe punës së palodhshme të bërë muajve të fundit.
Ky takim i thirrur nga Sevdije Syla dhe i përkrahur nga kryetari Rexhep Kadriu, është bërë me qëllim falënderimi për të gjitha gratë që përkrahin kandidaturën e saj për këshilltare komunale thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/