UBT

Sevdali Berisha bëhet me shtëpi të re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Falë Kompanisë “Diamond” dhe angazhimit të kryetarit të komunës i është ndërtuar shtëpia e re familjes së Sevdali Berishës. Mbi 20 mijë euro është vlera e ndërtimit të shtëpisë për familjen Berisha.

Duke ju falënderuar angazhimit të kreut të Komunës Qemajl Mustafa dhe humanizmit që ka treguar pronari i kompanisë “Diamond” Nehat Mustafa, pastaj biznesmeni Asllan Syla, kompanisë “Protec” dhe donatorë të tjerë , familja e Sevdali Berishës është bërë me shtëpi të re.

Sevdali Berisha baba i katër fëmijëve tha për rajonipress se ka jetuar në kushte të vështira ekonomike derisa ka punuar si taksist. “Për mua ndërtimi i kësaj shtëpie që ka tri dhoma është shumë e madhe .Nga zemra i falënderojë të gjithë ata që janë kujdesur që dimrin ta kalojë në shtëpi të re” tha Berisha.

Sevdali Berishën në takim e kanë pritur edhe nënkryetari i Komunës Omer Daku, drejtori i mirëqenies sociale Xhemajl Salihu dhe Bujar Nevzati drejtor i arsimit.

FITORJA

Daku tha se rasti i Berishës vërtet na ka gëzuar sepse kemi arritur ta sistemojmë në një shtëpi të re dhe komode.”Komuna me të gjitha mjetet dhe kapacitet që ka dhe veçanërisht duke ju falënderuar interesimit të kryetarit të komunës kemi arritur që disa familje skamnore tashmë t`i bëjmë me shtëpi të re. Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen” tha Daku.

Kurse Xhemajl Salihu u shpreh i kënaqur që kjo familje tani ndodhet në kushte më të mira jetese. “Ne kemi shumë kërkesa për raste të tilla dhe po mundohemi të identifikojmë rastet më urgjente” tha Salihu.

Nehat Mustafa i cili ka dhënë mbi 10 mijë euro për ndërtimin e kësaj shtëpie tha pwr rajonipress se ndihet shumë i lumtur që ka pasur mundësi ta ndihmojë një familje skamnore. “Kjo është më e pakta që kam mundur të bëjë sepse në Kosovë ka shumë raste që kanë nevojë për të ndihmuar” tha Mustafa. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.