Mobi Casa

Serxhio Sima nga Shqipëria shpallet boksieri më i mirë i turneut “Agim Rashiti”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Boksier më i mirë i ri është shpallur Visar Rexhepi i Dritës, tekniku më i mirë: Sasha Leskarovski nga Maqedonia e çifti më i mirë Zhuta (Maqedoni) – Beqiri (Shqipëri).

Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, i cili e ka hapur këtë turne memorial, ka thënë se Gjilani gjithmonë i ka nderuar ata që luftuan për liri e tash e sa vite Gjilani e nderon Agim Rashitin, i cili ra heroikisht në ballafaqim me forcat serbe, atëherë kur Kosova kishte nisur luftën për liri e për të drejtat e saja.

UBT

Në meçet e zhvilluara Zefi i Pejës e mundi Shabanin e Dritës, Lesakarovski nga Maqedonia me ndërprerje në raundin e parë e mundi Qiriqin e Kosovës, Baboqi i Shqipërisë ishte më i mirë se Ismaili i Dritës, sikurse edhe gjilanasi Gashi që e mundi Sekovqin e Malit të Zi.

Drashkovqi i Malit të Zi ishte më i mirë se Xhoxhaj i Prizrenit, kurse dy meçe, ai ndërmjet Beqirit (Shqipëri) e Zhutës (Maqedoni) dhe Rexhepit të Trepçës e Zatriqit të Pejës përfunduan me rezultat të barabartë./rajonipress/