FITORJA

Serwer: Trump do të përkrahë ndarjen e Ukrainës, mund të jetë precedent për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti amerikan Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, vlerëson se ardhja e Donald Trump në krye të administratës amerikane do të ketë implikime për Ballkanin, pasi sipas ndarja e Ukrainës mund të krijojnë një precedent për ndarje në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Duke analizuar se çfarë ka kontribuar në rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe fitoren bindëse të Trump, Serwer thotë se kanë ndikuar disa faktorë, dhe një prej tyre është sigurisht zhgënjimi nga ekonomia, veçanërisht me shkallën e inflacionit.

Serwer, për Al Jazeera Balkans, foli gjithashtu për ndryshimet që mund të ndodhin në politikën e jashtme të SHBA-ve pas fitores së Trump, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

“Pres që Trump të ofrojë edhe më shumë mbështetje pa kushte për Izraelin. Por, mendoj se ndryshimi i parë dhe më dramatik do të lidhet me Ukrainën, ku ai do të përpiqet të japë një pjesë të Ukrainës Rusisë për t’i detyruar ata të ndalojnë luftën. Këtë e ka paralajmëruar edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe ndoshta do të ketë sukses”, tha Serwer.

“Këtu ka implikime për Ballkanin, sepse ndarja në Ukrainë mund të krijojnë një precedent për ndarjet në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.