Fundamenti

Serwer: SHBA të mbështesë Kosovën dhe ta kufizojë ndikimin e Beogradit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se SHBA-ja duhet të fokusohet jo vetëm te stabiliteti në Serbi, por edhe te mbështetja e demokracisë dhe mbrojtja e Kosovës e Bosnje e Hercegovinës nga ndikimi i Beogradit.

“Do të dëshiroja të shihja përpjekje të mirëfillta për ta mbështetur rikthimin e demokracisë dhe për t’i kufizuar përpjekjet e Beogradit që, përmes konceptit të ‘botës serbe’, të ushtrojë ndikim në Bosnje dhe Kosovë”, ka thënë Serwer.

KKVITI

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se Beogradi mund të vazhdojë t’i shmanget përgjegjësisë për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës, incidentet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe sulmin terrorist në Banjskë. Sipas tij, nuk do të ishte befasuese nëse Uashingtoni do të rikthente kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se për Kosovën kjo është e mundur vetëm pas njohjes nga Serbia dhe se Asociacioni mbetet një pengesë në procesin e dialogut. /REL

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.