Serwer: Serbia s’ka shans të pranohet në BE pa e njohur Kosovën

Eksperti ndërkombëtar i politikës Daniel Serwer, ka thënë se Serbia duhet të heq dorë nga Kosova, nëse dëshiron të bëhet anëtar i BE-së.
Duke folur për gazetën “Blic” të Beogradit Serëer ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë që pa e njohur, tani ose më vonë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës nuk ka shanse të futet në BE.
“Serbia duhet të kuptojë se nuk ka asnjë shans të bashkohet me BE pa pranuar, ose tani ose në të ardhmen, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës e cila ka ‘de facto’ është njohur në marrëveshjen e Brukselit, e cila ishte nënshkruar nga Beogradi dhe Prishtina. Vendet e BE-së e kanë njohur Kosovën, dhe nuk do të lejojë që Serbia të bëhet anëtare, pa zgjidhjen e kësaj çështje. Serbia e ka gabim”, ka thënë Serwer.
(Kosova Sot)