ARKATANA

Serwer: Serbia “kukull” e Rusisë në Ballkan, Washingtoni e Brukseli të zgjohen para këtij realiteti

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Profesori amerikan, Daniel Serwer thotë se reciprociteti me targa është vendim i duhur i Kosovës por që zbatimi i tij nuk është ende i qartë. Në një intervistë për Gazetën Express Serwer u shpreh se përfshirja e ShBA-së në dialogun mes palëve mund të jetë e dobishme por që mund të krijojë probleme, meqë pala serbe mund të kërkojë përfshirjen e Rusisë dhe sipas Serwer do të ishte ide e keqe.

Profesori i Universitetit ‘Johns Hopkins’ Daniel Serwer, thotë se Washingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen para realitetit se Serbia është “kukull” e Rusisë në Ballkan.

“Serbia po bëhet një “kukull” e vullnetshme duke e ndihmuar Rusinë që të shkaktojë trazira në Ballkan. Nuk po ulet më në dy ulëse, por vetëm në ulësen anti-demokratike. Washingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen para këtij realiteti”, tha Serwer.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit tha tutje se faktori ndërkombëtar duhet t’i reagojë Serbisës pas shfaqjes së arsenalit ushtarak në kufirin me Kosovën.

“Po. BE-ja dhe ShBA-ja duhet t’i thonë Serbisë se shfaqja e fuqisë ushtarake është e papranueshme dhe se NATO-ja jo vetëm që do ta mbrojë integritetin territorial të Kosovës, por gjithashtu do të jetë e përgatitur për ta kufizuar bashkëpunimin me Serbinë, nëse ajo vazhdon të paraqesë ndonjë kërcënim ushtarak ndaj fqinjëve të saj”, tha Serwer.

Sa i përket reciprocitet me targa që ka hyrë në fuqi tash e 10 ditë, Serwer e konsideron si vendim të duhur por që zbatimi i tij duhet të jetë i suksesshëm.

FIDANISHTJA

“Mendoj se reciprociteti është parimi i duhur, por zbatimi duhet të jetë i suksesshëm. Ende nuk është e qartë nëse do të jetë i tillë”, tha ai.

Ndërkaq në lidhje me dialogun mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë që pritet të zhvillohet sot në Bruksel, profesori amerikan tha se përfshirja e SHBA-së mund të jetë e dobishme por në anën tjetër Serbia mund të kërkojë përfshirjen e Rusisë që do të ishte ide e keqe.

“Mendoj se ShBA-ja mund të jetë e dobishme. Mangësia është që kjo do të krijojë presion nga pala serbe për përfshirjen ruse. Ajo do të ishte ide e keqe”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar në Bruksel ku pritet të takohet me Emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në kryeqytetin evropian do të jetë i pranishëm edhe kryenegociatori serb Petar Petkoviq por ende nuk dihet nëse do të ketë takim tre palësh për të biseduar lidhur me zgjidhjen e çështjes së bllokadës në veri të Kosovës.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të asnjërës pikë kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.