ARKATANA

Serwer: Po përgatitet marrëveshje me shkëmbim territoresh e njerëzish, Borell po shkon në atë drejtim

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Mospërjashtimi i idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, po shihet si një qëndrim i rrezikshëm dhe i pa sinqertë nga eksperti amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Serwer thotë se Borell është duke lëvizur drejt linjës që po ndjek emisari i Trump, Richard Grenell.

Siç thotë Serwer, moskundërshtimi i prekjes së kufijve Kosovë-Serbi nga Borell nënkupton josinqeritet meqë siç thotë eksperti amerikan, spanjolli në krye të diplomacisë së BE’së tashmë e di shumë mirë që Thaçi dhe Vuçiq janë duke përgatitur një marrëveshje me shkëmbim njerëzisht e territoresh bazuar në linja etnike.

“Borell është duke adoptuar linjën e Grenellit, gjë që është e pasinqertë dhe e rrezikshme. E pa sinqertë sepse ai e di fort mirë që presidenti Thaci dhe Vuçiq janë duke gatuar një shkëmbim të njerëzve dhe territoreve në baza etnike, gjë që është e paprecedentë në periudhën e pas Luftës së Ftohtë dhe shkel mbi parimin themelor mbi të cilin shumica e luftrave në Ballkan kishin nisur”, ka thënë Serwer për Express.

Ai tutje thotë se një qasje e tillë e Borell është e rrezikshme sepse një lëvizje e mundshme e kufijve do të shkaktojë efekt zinxhiror dhe destabilizim brenda Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë.

“E rrezikshme sepse një shkëmbim i tillë do të shkaktojë një reagim zinxhior të destabilitetit brenda Serbisë (veçanërisht Sanxhaku), Bosnje dhe në Maqedoni”, ka shtuar tutje Serwer.

Sipas tij një lëvizje e kufijve në Ballkan bauzar në vija etnike, do të ndikojë edhe në forcimin e pozitës së Rusisë në Gjeorgji, Moldavi e Ukrainë.

Serwer thotë se Borell duhet të shqetësohet edhe për atë se çfarë nënkupton për Kataloninë një lëvizje e kufijve për të akomoduar dallimet etnike e gjuhësore.

Eco Higjiena

“Gjithashtu do të forcojë pozitën e Putinit brenda Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Borell duhet të shqetësohet më shumë se çfarë do të thotë për Kataloninë rivizatimi I kufijve për të akomoduar dallimet gjuhësore/etnike”, shprehet profesori amerikan.

Në fund ai thotë se është fat i mirë që Gjermania ka qenë unike në kundërshtimin e lëvizjes së kufijve në baza etnike, por siç thotë Serwer shkuarja e Merkelit do të ngre shumë pikëpyetje meqë s’dihet se kush do të pasojë atë në pozitën e kancelares.

“Fatmirësisht, Gjermnaia ka qenë e qartë dhe njëzëri në kundërshtimin parimor të shkembimit të territoreve dhe njerëzve bazuar në linja etnike. Por Merkel po shkon, dhe askush nuk e di se kush do ta pasojë atë”, ka përfunduar Daniel Serwer për Gazetën Express.

Borell në një intervistë për disa media të Ballkanit nuk ka kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve, duke thënë se për një gjë të tillë u takon të merren vesh Kosova e Serbia.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të bëhet “më katolik se Papa”.

Një dekalratë e tillë e Borell ka nxitur reagime të mëdha. Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se nuk pranohet asnjë diskutim e asnjë marrëveshje e cila përfshinë lëvizjen e kufijve të Kosovës.

Ka reaguar edhe eurodeputetja gjermane, Viola con Cramon Taubadel, e cila ka thënë se ide të tilla për lëvizje kufijsh janë të rrezikshme. Ajo madje ka bërë thirrje për organizimin e një debati në Parlamentin Evropian për një çështje të tillë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.