FITORJA

Serwer: Platforma është ëndrra e Milosheviqit, konfliktet janë të mundshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ankara – Eksperti për Ballkanin Daniel Serwer thotë se platforma për Kosovë, e harmonizuar nga Qeveria dhe kryetari serb, është mu ajo që e ka dashur edhe vetë Milosheviqi.

Ai në deklaratën për agjencinë Anadolia, ka tërhequr vërejtjen se janë të mundshëm konflikte e armatosura pasi që Serbia me platformën e re ka treguar qartë se nuk do të heqë dorë lehtë nga veriu i Kosovës, transmeton B92.

“Mendoj se platforma e re për Kosovën nuk mund të ndihmojë shumë për marrëdhëniet e ndërmjet Kosovës e Serbisë. Beograd po përpiqet të mbajë synimin për sovranitet në gjithë Kosovën dhe të mundësojë sistem në të cilin serbët e Kosovës do të administroheshin ndaras. Me këtë formulë shqiptarët do të mbeteshin pa shtet dhe do të vazhdonin të jetonin në kufijtë e Serbisë, e mu kjo ka qenë ëndërr e Milosheviqit”, ka porositur Serwer i cili është profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin amerikan John Hopkins.

Fundamenti

“Janë të mundshëm konfliktet e armatosur pas kësaj iniciative serbe, por me këtë nuk dua të them se edhe i përkrah konfliktet e armatosur. Sido që të jetë, Kosova për shkak të synimit të Serbisë, duhet ta tërheqë vëmendjen në sovranitetin e gjithë territorit të saj për shkak të kërcimeve të sigurisë me të cilat mund të ballafaqohet në të ardhmen Prishtina”, ka thënë Serwer.

Megjithatë Serwer është i bindur se ka marrë fund vijëzimi i kufijve si dhe tregtimi me territore në Ballkanin turbulent. Ai shtoi se Serbia me siguri do të përpiqet të lidhë rastin e Kosovës me B e H-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.