Eko Higjiena

Serwer: Për ulësen e Kosovës në OKB vendos Moska, jo Beogradi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se për ulësen e Kosovës në OKB nuk vendos Beogradi, por Moska. Sipas tij, ky synim është vështirë të arrihet me negociata edhe nëse do të pajtohej Beogradi.

Gjatë fazës përfundimtare të dialogut Prishtina dëshiron të vazhdojë me themelimin e ushtrisë, përderisa Beogradi me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në anën tjetër për njohjen e Kosovës negociatat duhet të zhvillohen midis Beogradit dhe Bashkimit Evropian (BE).

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti amerikan për Ballkanin Daniel Serwer, duke shtuar se gjatë këtyre negociatave BE-ja do të këmbëngulë për një normalizim të plotë dhe të pakthyeshëm, që sipas tij nënkupton njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim të përfaqësuesve në nivel ambasadorësh.

Eco Higjiena

Serwer ka folur edhe për mundësinë që Kosova gjatë negociatave me Serbinë ta fitojë ulësen e vet në OKB.

“Sa i përket anëtarësimit në OKB është e rëndësishme të mbani mend se nuk është Beogradi që do të vendosë, por Moska. Unë mund të imagjinoj për fat të keq një situatë në të cilën Beogradi konkludon se anëtarësimi në OKB është një ide e mirë, por Moska refuzon”, ka shtuar Serwer me tej në intervistën për “Zërin”.

Analisti amerikan për Ballkanin ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, për liberalizimin e vizave me BE-në dhe për Gjykatën Speciale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.