UBT

Serwer: Kurti e di që hapja e Urës ka rrezik, përkrahja nga NATO e rëndësishme, por edhe ushtrimi i sovranitetit

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili njeh rajonin dhe raportin e Kosovës me Serbinë, në një bisedë për Gazetën Express lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, ka deklaruar se përkrahja e Kosovës nga NATO mund të jetë e rëndësishme, por thotë se e rëndësishme për Kosovën është edhe ushtrimi i sovranitetit. Eksperti amerikan e pranon që hapja e Urës ka rrezik dhe thotë se Kurti e di një gjë të tillë dhe duhet ta ketë parasysh.

Besnik Velija

Institucionet e Republikës së Kosovës nuk po i ndalin veprimet drejt synimit për hapjen e Urës së Ibrit pavarësisht mos-përkrahjes së aleatëve për ta bërë një gjë të tillë në këtë kohë dhe paralajmërimeve nga KFOR-i. Ndonëse QUINT dhe BE pas konsultimeve me NATO-n kanë dalë me qëndrim të përbashkët kundër, Kurti ka çuar ministrat e tij në Mitrovicë për të bërë inspektimin teknik të Urës. Dikush sot ka vendosur madje edhe ngjyrë në pjesën jugore të Urës.

Por a duhet Qeveria e Kosovës të insistojë në hapjen e Urës së Ibrit edhe pse nuk e ka përkrahjen e aleatëve?Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se përkrahja e NATO-s është e rëndësishme por po ashtu edhe ushtrimi i sovranitetit.

“Mbështetja e NATO-s mund të jetë e rëndësishme, por po ashtu është edhe ushtrimi i autoritetit sovran”, ka thënë Serwer për Gazetën Express.

FITORJA

Sa i përket rrezikut për eskalim nëse do të vendoset për hapje të një anshme, Serwer ka thënë se Kurti e di që ka rrezik dhe se duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë.

“Sigurisht që ka rrezik. Qeveria e Kurtit këtë e di dhe duhet ta ketë parasysh”, ka thënë Serwer për Gazetën Express.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 2 gusht, në një paraqitje para mediave, kishte treguar se QUINT s’mund të mbështesin

“Miremengjes. Me udhëzime nga kryeqytetet tona, përfaqësues nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA u takuan sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të Urës së Ibrit në këtë kohë”, kishte deklaruar ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.