Hidromorava

Serwer: Hapja e kufijve, ide absurde por serioze

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

“Këto janë manifestime të pakuptimta, por destruktive të etnonacionalizmit shqiptar”, është shprehur Serwer. Sipas tij, këto gjithashtu janë vepra serioze për reagimin që shkaktojnë.

Daniel Serwer, analist amerikan dhe profesor i Univeristetit John Hopkins, ka reaguar lidhur me incidentin në ndeshjen e futbollit Serbi–Shqipëri në Beograd dhe për grafitet e shkruara në muret dhe portën e Manastirit të Deçanit dhe në zonat e tjera të Kosovës gjatë kësaj jave.

“Besohet se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama, Beogradit, është vënë në dyshim për shkak të incidentit gjatë ndeshjes, duke trazuar marrëdhëniet të cilat ishin relativisht të mira. Serbët e Kosovës druajnë se grafitet janë hyrje në diçka shumë të keqe”, ka shkruar Serwer në bllogun e tij peacefare.net (transmeton VOA në serbisht), duke shtuar se “këto incidente janë serioze edhe për shkak të mesazhit politik që dërgojnë.

“Ka shqiptarë të cilët do të donin që sërish të hapin atë që në shekullin e 19-të ishte e njohur si ‘çështje shqiptare’ – nëse shqiptarët do të jetojnë në një vend ose në disa? Ka serbë të cilët gjithashtu do të donin që sërish të hapin çështjen serbe – nëse serbët do të jetojnë në një vend ose në disa?”, pyet Serwer.

Sipas tij, luftërat ballkanike të 1990-ve dhe komuniteti ndërkombëtar kanë përgjigje të qarta në të dyja pyetjet – edhe shqiptarët edhe serbët do të jetojnë në disa vende.

Eco Higjiena

Ish-kufijtë e brendshëm të RSFJ dhe kufiri ndërkombëtar i Shqipërisë nuk janë rregulluar në bazë të linjave etnike, por kanë mbetur atje ku kanë qenë në kohën e shembjes së murit të Berlinit.

Millosheviqi tentoi të prishë ata kufij dhe humbi luftën në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, kujton Server, duke shtuar se “shqiptarët të cilët imagjinojnë se sërish mund të hapin çështjen e kufijve, angazhohen për zgjidhjen të cilën e dëshironte Millosheviqi”.

“Etno-nacionalistët shqiptarë nuk mund të presin kurrfarë mirëkuptimi të komunitetit ndërkombëtar, e mund të llogarisin edhe në rezistencën e madhe ndaj ideve të tyre absurde”, nënvizon Server.

Mirëpo, sipas tij, “shumë ide të tilla mbesin. U takon roli shqiptarëve që të shohin se sa ato janë të rrezikshme dhe destazbilizuese, dhe të pengojnë përhapjen e tyre”, thekson Serwer. /rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.