HW

Serwer: “Bota serbe” është një version i modernizuar i “Serbisë së Madhe”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`

“Protestat studentore mund të çojnë në ndryshim të pushtetit në Serbi, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Presidenti Vuçiq është mjeshtër i manipulimit të protestave popullore: shkarkimi i ndonjë ministri këtu apo atje, shpallja e zgjedhjeve të reja, futja e kutive të votimit ose e votuesve në qarqe të pavendosura, pa e vënë ndërkohë në rrezik serioz pushtetin e tij, thekson në një bisedë për Danas, Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

Siç vëren ai, Vuçiq me gjasë nuk do ta bëjë gabimin që bëri Millosheviqi, duke menduar se do të fitonte në zgjedhje relativisht të lira dhe të ndershme.

UBT

“Vuçiq do të jetë edhe më i kujdesshëm për të siguruar rezultatin,” thekson Serwer.

““Bota serbe” është vetëm një formë e modernizuar e Serbisë së Madhe. Kjo do të sillte vdekje dhe shkatërrim në një pjesë të madhe të Ballkanit sot, ashtu siç ndodhi në vitet 1990. Kjo gjithashtu do t’i japë fund shpresave të Serbisë për anëtarësim në BE. Beogradi po vë në pikëpyetje prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve të vet për të zgjeruar ndikimin e tij në vendet fqinje. Kjo nuk është një ambicie që do të përfundojë mirë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.