Sërish sulmohet prona e Ymer Selimit
Gjilan – Më 14 gusht, 2016 rreth orës 11:30, ma kanë djegur objektin përcjellës të shtëpisë i cili është i përdorshëm për gjërat elementare të shtëpisë nga teknika e bardhë, ato ushqimore dhe sanitare si dhe veglat dhe mjetet e punës. Në vend të ngjarjes fillimisht janë shfaqur policia, pastaj zjarrfikësit, ekipa e forenzikes, si dhe hetuesia regjionale e krimeve të rënda të cilët në konsultim me prokurorin rastin e cilësuan si rrezik i përgjithshëm. Në vendin e ngjarjes u gjetën 3 shishe molotovi nga qelqi të cilat ishin përdorur për zjarrvënie dhe atë në 3 anët e objektit. Njësiti i hetuesisë rajonale dhe forenzikës i morri dëshmitë e gjetura për ti përdorur si hetime të mëtutjeshme ka thënë Ymer Selimi.
Selimi ka thënë për rajonipress se rastet me pronat e mija janë recidiviste.”Në vazhdimësi po përsëriten e tani së fundi janë shpeshtuar ku kjo është hera e 4-të që mua më digjet prona nga njerëzit me motive të liga dhe të ulëta për të shfryer frustrimet e tyre me qëllim të mbjelljes së frikës, pasigurisë, ankthit dhe stresit tek familja ime. Por unë ende shpresoj në organet e policisë dhe hetuesisë që veprat e kryera deri më tani t`i trajtojnë seriozisht dhe të vijnë deri te gjetja e kryesit të veprave gjë që për ne do të jetë lehtësim shpirtëror dhe lirim nga stresi, ankthi, frika dhe pasiguria – kur kryesi i veprës të njihet publikisht, ta kupton i tërë opinioni dhe të merr dënimin e merituar” ka shkruar Selimi./rajonipress/


