Fundamenti

Sërish shtyhet për një seancë tjetër raporti i punës së kryetarit për vitin 2024, raporti financiar për vitin 2024 dhe raporti financiar janar-mars 2025

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të martës, ka shtyrë për mbledhjen e radhës raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, raportin financiar për vitin 2024 dhe raportin financiar janar-mars 2025, pasi shefat e grupeve të partive opozitare nuk pranuan të diskutonin për këto pika në mungesë të kryetarit të Komunës në sallë.

Fillimisht, kreu i Komunës, Alban Hyseni, kërkoi që të futet në rend dite bartja e mjeteve në vlerë prej 2.5 milionë euro, kërkesë kjo që nuk mori shumicën e votave.

“Bartja e këtyre mjeteve paraqet nevojat reale të Komunës për projektet që do të realizohen. Përndryshe, një pjesë e madhe e projekteve do të ngecin si pasojë e mos-bartjes së mjeteve”, ka thënë kryetari Hyseni, i cili pasi nuk kaloi kjo pikë, lëshoi sallën e mbledhjeve, ku edhe mbajti një konferencë për media përkitazi me këtë.

Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar sot vendimin për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e kullës-muze për heroin Agim Ramadani, në Zhegër, të cilin e ka arsyetuar drejtori për Kadastër, Bekim Salihu, propozim vendimin për aprovimin e kontratës mbi ndërtimin e përbashkët në pjesët e ngastrave kadastrale nr 4790-1 dhe 5450-4 që janë prona komunale, propozim vendimin për aprovimin e kontratës mbi ndërtimin e përbashkët në pjesët e ngastrave kadastrale nr. 4406-0 dhe 4781-0, propozim vendimin për lejimin e këmbimit të pronave të paluajtshme me pronat e Kadrush Sylës nga Gjilani, Hisnije Halimit në Zhegër dhe Nexhmedin Ibrahimit (Përlepnicë).

Eco Higjiena

Në këtë seancë, është diskutuar edhe për raportin e suksesit të nxënësve për vitin 2024, ku u theksua se ka rënie të suksesit të nxënësve e humbje të orëve të mësimit, të cilëve u është përgjigjur drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu, derisa me iniciativë të Gentrit Murselit, Kuvendi ka diskutuar edhe për çështjen e organizimit të ekskursioneve për maturantët, pikë kjo në të cilën pati kritika të ashpra nga asambleistët e partive opozitare (LDK-PDK), lidhur me ndalimin e ekskursioneve nga Komuna e Gjilanit në vitin e kaluar.

Kuvendarët e Gjilanit në seancën e sotme kanë miratuar edhe raportin për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave për emërtimin e rrugëve, kërkesën e historianit Aliriza Selmani, për vendosjen e një tebeleje në ish-objektin famëkeq OZNA në shenjë përkujtimi të më shumë se një mijë shqiptarëve të pafajshëm të likuiduar pa gjyq mes viteve 1944-1945, derisa për çështje procedurale ka anuluar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 17 mijë euro për ngritjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Ndërkaq, raporti i Komisionit për vlerësimin e figurave historike dhe anulimi i raportit nga mbledhja e kaluar dhe formimi i Komisionit të ankesave për këshillat kokalë, janë shtyrë për seancën e radhës.

Përndryshe, në këtë seancë kanë dhënë kontributet e tyre edhe asambleistët Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Ismajl Kurteshi, Gentrit Murseli, Afërdita Balaj, Ardhmërie Musliu, Mimoza Kadriu, Arianit Sadiku, Besim Guda, Gresa Avdiu, Muhadin Haziri e Ganimet Sabedini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.