Hidromorava

Sërish nisin punimet në lumin Mirusha

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Punimet në shtratin e lumit Mirusha kanë filluar sërish ku shpresohet që gjatë vitit 2013 pjesa më e madhe e kanalizimit të mbulohet dhe të eliminohet përfundimisht era kundërmuese.

Kompania “Bejta Comerc” ka rifilluar sërish punimet në lumin Mirusha. Punimet e nisura tash e dy ditë llogariten si më të vështirat për faktin se duhet të kalohet nëpër qendër të qytetit.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se kanalizimi dhe shtrati i lumit Mirusha ka nisë të punohet në këtë sezon. Punimet po kryhen nga parkingu i Hotelit Kristal e tutje.

Mustafa duke folur rreth shpronësimet të cilat edhe e kanë zvarritur këtë projekt kapital për qytetin tha se ende ka pjesë që duhet të shpronësohen dhe shuma e tyre që duhet paguar sillet rreth 1 milion e 500 mijë euro. Mustafa tha se shuma e kontraktuar e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha arrin në 3 milion euro.

Mustafa tha se këtë vit shpresohet se do të ketë përparime më të mëdha të punimeve dhe besoj që pjesa më e madhe e kanalizimit do të kryhet.

ARKATANA

Kurse Zija Hafizi udhëheqës i punimeve në kompaninë ”Bejta Comerc” tha se rreth 180 metra është pjesa më e vështirë që duhet të kryhet e cila përfshinë pjesën nga Hoteli “Kristal” dhe kalon nëpër qendër të qytetit. ”Kjo do të jetë puna më e vështirë sepse kemi pengesa me rrymë, ujë dhe kanalizim. Megjithatë unë jam i bindur se pjesa më e vështirë do të kryhet shpejt edhe pse kërkojmë nga qytetarët që të kenë durim sepse këto punime janë të ndjeshme” tha Hafizi.

Lumi “Mirusha” i cili u shkakton telashe banorëve të shumtë llogaritet si njëri nga projektet më të rëndësishme për qytetin e Gjilanit.

Ky projekt që është bukur i kushtueshëm e zgjidhë problemin e kundërmimit nga i cili Gjilani për një kohë ishte shndërruar në një knet moçalike. Ka dy vite e këndej që kundërmimi ndihet shumë më pak tha për rajonipress Selmani një banor i cili po i gëzohej punimeve që po kryhen në lumin Mirusha.

Ndërkohë opozita disa herë ka akuzuar se ky projekt po zvarritet dhe po ruhet për çështje të fushatës zgjedhore. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: